Kronikë

Një person në Podujevë po kërkohet për vjedhje

Vjedhje Podujevë

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është në kërkim të një persona që dyshohet për vjedhje në Podujevë.

Autoritetet policore kanë publikuar fotografi të të dyshuarit, me qëllim që të identifikohet.

Kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, duhet të lajmërojnë Policinë në numrin 192.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin policor.