Kronikë

Një person në Llapnasellë raporton se i është zhdukur punonjësi nga Pakistani

Policia e Kosovës

Një person ka raportuar se punonjësi i tij nga Pakistani, është larguar nga vendi ku banonte në Llapnasellë dhe nuk di për vendndodhjen e tij. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar të premten, ndërsa raportuesi ka thënë se punonjësi është larguar që nga e mërkura dhe i ka lënë gjërat personale dhe pasaportat e tij te vendi ku banonte. 

Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin. 

“Llapnasellë, Graçanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024  një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.