Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë gjatë mbrëmjes të së shtunës në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të dielën se viktima është dërguar në trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
I dyshuari thuhet se gjendet në arrati.
Rasti është në hetime.