Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në një institucion mikrofinanciar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar, në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.