Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Gjakovë të dielën.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së viktimës.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.