Kronikë

Një person dyshohet se vdiq si pasojë e zjarrit në një fushë në Prapashticë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites të së shtunës në Prapashticë të Prishtinës.

Policia ka njoftuar të hënën se dyshohet që viktima fillimisht si pasojë e një zjarri në një fushë, ka humbur ndjenjat.

Pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij. 

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.