Kronikë

Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencë në Suharekë, policia nis hetimet

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Suharekë në orët e para të së shtunës. 

Policia ka njoftuar të dielën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, teksa rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.