Kronikë

Një nënë në Pejë ankohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e mitur me probleme psikike

Policia e Kosovës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar një rast në Pejë, ku një grua dyshohet se është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur. 

Vajza thuhet se ka probleme psikike dhe është duke përdorur një terapi. 

“Dyshohet se viktima femër kosovare, është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, e cila ka probleme psikike dhe është duke përdorë terapi. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.