Kronikë

Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë

Arrestim

Foto ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit G.M., që dyshohet për vrasjen e një personi të dielën (27 tetor) në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi për vendimin, duke bërë me dije se i pandehuri me inicialet G.M., dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”. Sipas Gjykatës, caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme pasi nëse pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që të ikën apo t’iu shmanget procedurave penale

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në vendim.

KOHA ka raportuar gjatë së dielës dhe së hënës për vrasjen që ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Sipas autoritetet policore, vrasja është kthyer me mjet të mprehtë, derisa lëndime ka marrë edhe i pandehuri.