(E përditësuar 18:05) - Gjykata Themelore në Prishtinë të martën u ka caktuar një muaj paraburgim pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në lagjen “Aktash”.
Seanca dëgjimore u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aty ku të dyshuarit po trajtohen pas plagosjes.
Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për vrasjen në “Aktash”?
Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash mbahet në QKUK
(14:27) - Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë, po mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për KOHËN se seanca ka nisur nga ora 14:00.
Në këtë seancë, pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se janë marrë disa kamera te rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.
“Mbi bazën e tyre (video-incizimeve) jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, ka thënë Gashi.
Kryeprokurori i Prishtinës shtoi se janë në fazën fillestare të hetimeve, teksa tha se në momentin që do të identifikohet ndonjë person tjetër i përfshirë në rast do të ndërmerren veprime për arrestim.
“Pesë i kemi të identifikuar deri më tash dhe që të njëjtit janë të ndaluar”, ka deklaruar ai.