Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit S.K, i cili dyshohet për vrasjen e një 57-vjeçari e plagosjen e një të mituri në Zllakuqan të Lipjanit. Një muaj paraburgim i është caktuar edhe një të mituri.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ikë dhe të arratiset, “kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”.