Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për tri vepra penale

paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten i ka caktuar një muaj paraburgim L.S., i cili dyshohet për veprat penale “Grabitje”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, “pasi që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes, po ashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale”/

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.