Kronikë

Një muaj paraburgim katër të dyshuarve për plagosjen në Lupç të Podujevës

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji katër personave S.H, F.H, A.H, F.M, të cilët dyshohen për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pas përleshjes që përfundoi me plagosje në Lupç të Podujevës më 1 maj.

Ndërsa për të dyshuarin e pestë B.M, prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për paraburgim.

“Me datë 01.05.2024 rreth orës 15:30 në rrugën e fshatit Lupq i Poshtëm në Podujevë, të dyshuarit janë takuar në afërsi të pompes së derivateve Exfis, i kishin ndalur veturat në rrugë dhe kishin filluar të përleshen, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme. Të dy palët kishin përdorë armë, thikë dhe mjete të forta, ku nga të shtënat me armë dhe nga përdorimi i thikës janë plagosur të pandehurit F.M dhe B.M”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

LEXO EDHE: