Kronikë

Një i vdekur nga vetaksidenti në Klinë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit të shkaktuar gjatë mëngjesit të së hënës në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në Poterq të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve të marra.

Siç ka bërë të ditur Gashi, viktima nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’rast edhe është aksidentuar. 

Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Rasti është nën hetime nga njësiti kompetent.