Kronikë

Një i vdekur nga vetaksidenti në dalje të autostradës së Prizrenit

Aksident

Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime nga një vetaksident në dalje të autostradës në jug të Prizrenit, ka bërë të ditur Policia.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia.