Kronikë

Një i vdekur në Pejë, iu gjet afër pistoleta

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites të së shtunës në Pejë. 

Policia ka njoftuar të dielën se viktima është gjetur në një dhomë të shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. 

Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.