Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën në një vetaksident të ndodhur në orët e para të së dielës në Vogovë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë për KOHËN se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00.
“Me datën 27.04.2025, rreth orës 02:05, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vogovë – Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.