Kronikë

Një i plagosur nga të shtënat në Prishtinë

Pamje nga vendi ku ka ndodhur plagosja

Pamje nga vendi ku ka ndodhur plagosja

Foto: KOHA

Një person është plagosur nga të shtënat me armë të premten në mbrëmje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personi i plagosur, një mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Siç kanë thënë dëshmitarët për KOHËN, personi i plagosur është një taksist. Sipas dëshmitarëve, arma është shkrepur dy herë. 

VIDEO: