Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për trajtim, si pasojë e vetaksidentit që ka ndodhur pasditen e së premtes në hyrje të fshatit Dobërçan të Gjilanit.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nga hetimet e para është mësuar se drejtuesi i kamionëtës ka humbur kontrollin gjatë drejtimit dhe ka dalë jashtë rrugës.
Policia e Kosovës ka thënë se po i kryen hetimet për të mësuar se si ka ardhur deri tek aksidenti.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.