Kronikë

Një i lënduar në vetaksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të enjten në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, përkatësisht në fshatin Koreticë. 

Sipas tij, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. 

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.