Kronikë

Një i arrestuar për vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Prizren

vend pune

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të shtunën nën dyshimin për veprën “asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës me pasojë vdekje” në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia të shtunën, një person vdiq në Prizren pasi ishte rrëzuar nga kati i tretë i një objekti ku punonte. Vdekja ishte konstatuar nga ekipi mjekësor i emergjencës. 

Një ditë pas, Policia ka njoftuar se të shtunën është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas njoftimit, ai është dërguar në mbajtje.