Kronikë

Një i arrestuar në Prishtinë, u ofroi kontrata pune të falsifikuara tre personave për të marrë kredi

arresohet

Një person të mërkurën është arrestuar nga Policia në Prishtinë për veprën penale “mashtrim”.

Ai dyshohet se në mars të këtij viti u ka siguruar tre personave, në bashkëpunim me ta, kontrata pune të falsifikuara për të marrë kredi në bankë.

“I dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.