Kronikë

Një grua u gjet pa shenja jete në Obiliq, policia nis hetimet

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin janë informuar rreth orës 18:00.

Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.