Një grua është raportuar e zhdukur të hënën në Podujevë.
Policia ka njoftuar se viktima është larguar nga shtëpia që nga 16 tetorit dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
"Podujevë,16.10.2024. Me 11.11.2024. Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa lidhur me një rast tjetër i zhdukjes që është raportuar më 7 nëntor në Malishevë, sipas policisë viktima është gjetur.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 11.11.2024 njësiti i hetimeve ka arritur te gjej vendndodhjen e viktimës femër kosovare dhe e njëjta është intervistuar në prezencën e zyrtares për punë sociale. Të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar te familja e saj”, thuhet në njoftim.