Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Suharekë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Suharekë. 

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite. 

“Është gjetur  pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut  trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore”, thuhet në raportin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.