Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Shiriti i Policisë

Një grua është gjetur e vdekur të dielën në banesën e saj në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. 

Rasti është duke u hetuar.