Kronikë

Një grua gjendet e vdekur brenda një shtëpie të djegur në Shtërpcë

zjarr

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie që ishte përfshirë nga flakët në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 06:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.