Kronikë

Një grua dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Klinika Emergjente në QKUK

Një grua dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë të enjten në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se ajo ka rënë në rrethana të pasqaruara. 

Rasti është iniciuar si “vetëvrasje në tentativë”.

Ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. 

“Është raportuar se viktima në rrethana të pasqaruara ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, e cila ka pësuar lëndime. E njëjta nga familjarët është dërguar  në spitalin rajonal, më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘vetëvrasje në tentativë’”- ka thënë ai.