Një grua është arrestuar të martën në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Ajo dyshohet se ka mashtruar bujqit lidhur me aplikimin për subvencione.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për KOHËN se e dyshuara është ndaluar për 48-orë dhe ndaj saj tashmë veçse është ngritur aktakuzë.
“Është arrestuar një grua për veprën penale ‘mashtrimi’. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë një javë më parë ka ngritur aktakuzë për të njëjtën vepër penale. Mashtrimin e dyshuara e ka kryer përmes një organizate, nga ku i ka vënë në lajthitje disa persona”, ka thënë ai.