Kronikë

Një e vdekur nga aksidenti në Sllatinë

Aksident

Foto ilustrim

Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku në Sllatinë e katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të enjten.

Viktima është rreth 50-vjeçare, ka njoftuar KOHËN mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Rushiti, derisa tha se një tjetër grua me lëndime të rënda do të hyjë në sallën e operacionit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në drejtimin Prishtinë-Pejë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai i ka thënë KOHËS se vetura është rrotulluar duke shkaktuar vetaksident.

“Menjëherë Policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet e tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se përveç lëndimeve rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast”, thuhet në njoftimin e tij.

Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet.


(22:01) - Aksident në Sllatinë, lëndohen pesë persona – dyshohet edhe për viktima

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Sllatinë të enjten, në drejtimin Prishtinë-Pejë, e në këtë rast dyshohet edhe për viktima.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i ka thënë KOHËS se vetura rreth orës 19:00 ka humbur drejtimin dhe është rrotulluar duke shkaktuar vetaksident.

“Menjëherë Policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet e tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se përveç lëndimeve rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast”, thuhet në njoftimin e tij.

Ai i ka thënë KOHËS se autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet.