Një e mitur në Fushë-Kosovës ka raportuar se është dhunuar.
Policia ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar një person. Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.
“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar rastin. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.