Një burrë në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se janë dëmtuar varret e dy familjarëve të tij.
Rasti thuhet se ka ndodhur më 1 mars.
“Ankuesi mashkull kosovar me 06.03.2025 ka raportuar se, iu janë dëmtuar dy varre të familjarëve të tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Njësitet policore thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që për rastin thuhet se është informuar e konsultuar edhe prokurori.