Një burrë në Fushë-Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dëmtuar varri i një familjari të tij.
Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën dhe nga Policia e Kosovës është cilësuar si “dëmtim i varreve apo kufomave”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar një varr të familjaret e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.