Kronikë

Një 69-vjeçar gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë në Gjilan

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë në Gjilan pasditen e së martës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë me të cilën dyshohet se personi të ketë kryer aktin”, ka njoftuar Policia.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.