Kronikë

Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren

Aksident

Foto ilustrim

Një 68-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga vetura paraditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për rastin është arrestuar shoferi i veturës 55-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë.

Policia ka thënë se fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga Emergjenca e Prizrenit ishte dërguar në QKUK. Pas gati gjashtë orëve, mjekët në QKUK informuan se 68-vjeçarja nuk u kishte mbijetuar lëndimeve. 

Sipas njoftimit, shoferi e kishte goditur viktimën në vendkalimin për këmbësor.