Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ndodhej një person pa shenja jete.
Patrullat policore janë përgjigjur menjëherë, dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, janë informuar nga mjeku kujdestar se viktima – një mashkull rreth 30 vjeç – dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Personi që ka kryer vetëvrasje E.Q. është nga Duhla e Suharekës.
Hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.