Kronikë

Vdiq edhe një prej pasagjereve nga aksidenti në Ranillug

Vdes shoferi e lëndohen disa nxënës nga aksidenti i autobusit në Vushtrri

Ilustrim

(Përditësuar 15:30) - Ka vdekur edhe një prej pasagjereve nga aksidenti në Ranillug të premten. 

Në vendngjarje ishte konstatuar vdekja e shoferes, e më vonë në spital ka vdekur edhe njëra pasagjere. 

Pasagjerja e tretë që ishte në veturë, u dërgua në QKUK.

“Në emergjencën edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ana e personelit mjekësor po ashtu ka ndërruar jetë edhe njëra nga pasagjeret, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar gjersa pasagjerja e tretë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtejmë”, njoftoi Policia.  

Policia ka njoftuar tutje se rasti nuk ishte vetëaksident, edhe pse fillimisht u raportua ashtu. 

Dyshohet se shoferi i kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në tejkalim, e drejtuesja e automjetit duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur jashtë rrugës. 

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, njoftoi PK.  

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.  


Një 23-vjeçare vdes në një vetaksident në fshatin Ranillug

Një 23-vjeqare ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, në komunën e Ranillugës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se në këtë vetaksident lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjere. 

“Në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy pasagjere të gjinisë femërore kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky vetaksident”, ka theksuar Hashani.