Kronikë

Nisin hetimet për një rast të dyshuar dhunimi në Gjakovë

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka iniciuar rast dhunimi në Gjakovë dhe ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit. 

Rasti është raportuar nga një burrë se një vajzë dyshohet se u dhunua. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në raportin e PK-së.