Kronikë

Nisin hetimet për dy dhunime që u raportuan në 24 orët e fundit

Arrestim

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunimit janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Obiliq, pasi më 25 shkurt dyshohet se ka kryer veprën penale.

Me vendim të prokurorit, i pandehuri është dërguar në mbajtje.

Nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rastin.

Ndërsa, në Malishevë është arrestuar një person që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër, me të cilën ka qenë në lidhje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë / 04.03.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.