Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për ngacmim seksual të një nxënëseje

Paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll. nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë në një shkollë në këtë komunë.

Sipas aktakuzës, rasti i ngacmimit seksual ka ndodhur më 26 mars në një shkollë të mesme të ulët.

“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj  të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 28 mars. Prokuroria ka propozuar që kjo masë t’i vazhdohet deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.