Kronikë

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për veprat “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas një njoftimi për media të martën, të pandehurit janë N.B. dhe L.Z.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”.


E paragrafët 1 dhe 3 të nenit 141 të Kodit Penal të Kosovës parashohin:

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Neni 31 flet për bashkëkryerjen e veprës penale.