Policia ka marrë masa ndaj dy shoferëve në Gjilan, pasi janë kapur duke bërë gara të kundërligjshme në rrugën e Kamenicës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, nga pesë pikë negative, si dhe ndalim i vozitjes së automjeteve në kohëzgjatje prej një viti.
“Njësite policore nga stacioni policor në Gjilan me datën 29.05.2024 në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë thirrje për respektim të ligjeve të trafikut rrugor.