Kronikë

Nëntë të lënduar nga aksidenti në Klinë

Aksident

Ilustrim

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mesnatën e së shtunës në Klinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”.