Kronikë

Nëntë të lënduar në aksidentin e ndodhur në Stantërg

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë. 

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth otë3s 14:00, përkatësisht në fshatin Stantërg.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e përfshirë nuk dihet nëse kanë pësuar lëndime të rënda. 

“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht  në  fshatin Stantërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar nëntë persona”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.