Kronikë

Nëna rrah djalin, arrestohet

Ilustrim

Ilustrim

Një grua është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. 

Policia ka njoftuar se ajo është arrestuar pasi ka rrahur djalin e saj të mitur. 

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.