Kronikë

Nëna raporton se vajza e mitur i është dhunuar nga dy të panjohur

Dhunim

Foto: Ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar të martën se vajza e saj e mitur është dhunuar nga dy persona të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 dhjetor.

Për rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është iniciuar si “dhunim”.

“Prishtinë 29.12.2024-NN. Më 31.12.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.