Kronikë

Në Prizren gjendet në rrugë një person i therur me thikë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen Bazhderhane në Prizren.

Sipas njoftimit, viktima ishte i sulmuar me thikë. Nuk dihet se kush janë sulmuesit.

“Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë) nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,  nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.