Një shtetase e Shqipërisë është raportuar e zhdukur të martën në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ajo është larguar nga shtëpia të hënën rreth orës 12:00.
“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas konsultimit me prokurorin rasti thuhet se vazhdon në procedurë hetimore.