Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë ka arrestuar një të mitur i cili thuhet se dyshohet për veprat penale “vjedhje” dhe "hyrje në sistemet kompjuterike”.
“Arrestimi i të dyshuarit të moshës se mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 janar 2025, në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se i është caktuara masa e ndalimit policor për 24 orë.
Ndërkohë në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që gjithashtu ishin vjedhur.