Tre persona janë në ndalim për 48 orë për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge dhe veglave, pajisjeve dhe materialeve narkotike”.
Dy nga ta janë shtetas të Sllovakisë e tjetri i Kosovës, me vendbanim në Ferizaj. Ata dyshohen se kanë ndërtuar një laborator dhe aty kanë bërë përpunimin e substancave narkotike.
“Sipas Prokurorisë të njëjtit janë ndaluar për shkak të dyshimit se në një laborator të cilin e kanë ndërtuar në fshatin Sllakoc i Epërm-Komuna e Gjilanit, kanë bërë përpunimin dhe përgatitjen e substancave narkotike, andaj, me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ nga neni 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt.